Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atmosferë elektrizuese në Fier në Ditën e Pavarësisë
Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke i’u bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare. Ndërkohë, parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekzjarresh duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese.