Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të lartë gjermanë u mblodhën dy vjet e gjysmë më parë në një kompleks ushtarak në Berlin për të punuar mbi këtë dokument. Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 i dha fund dekadave të stabilitetit në Evropë, duke nxitur një proces të shpejtë riarmatosjeje. Siç e ka përmbledhur kancelari Friedrich Merz, “kërcënimet janë reale” dhe, edhe pse “nuk jemi në luftë, nuk jetojmë më në kohë paqeje”. Por fati i një konflikti të mundshëm nuk varet vetëm nga numri i trupave dhe i armëve. Ai do të përcaktohet edhe nga suksesi i një operacioni gjigant logjistik, zemra e “Operativplan Deutschland”, Oplan Deu, një dokument i klasifikuar prej 1...