‘Shqiptarët dhe Pavarësia’, editorial i emisionit ‘Piranja’

‘Shqiptarët dhe Pavarësia’, editorial i emisionit ‘Piranja’

DOJNA: ​Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë; çarterat janë nisur. Kush nuk ka, shpreson të kapë ndonjë aktivitet falas në qytet.BESI:​Shumë të tjerë thjesht do rrinë në shtëpi, para televizorit, duke e parë ditën si një të dielë të stërzgjatur.FLORI:​Nuk Televizori do të jetë plot me fjalime bombastike, kopi-pejst nga 40 vitet e fundit. Instagrami do mbushet me filtra. Do kërcasë më shumë se kurrë Xhamadani vija-vija, dhe “kuq-e-zi mor kuq-e-zi”… Por pyetjen më të rëndëshme, nuk do e artikulojë kush.DOJNA:​A e duam vërtet Shqipërinë… aq sa e bëjmë të duket në post-e, threads-a dhe story?FLORI:​Pas 113 vitesh pavarësi, a ndjehemi vërtet të pavarur?BESI:​A mund të thotë dikush, që këtu jeton...