Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vlora mbyll festimet e 28 nëntorit me koncert, qytetarët mbushin bulevardin e qytetit
Festimet e 113-vjetorit të Pavarësisë u mbyllën mbrëmjen e sotme me një koncert madhështor në bulevardin kryesor të qytetit. Spektakli i dronëve, fishekzjarrëve dhe atmosfera festive në rrugët e Vlorës krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm, ku qytetarë të shumtë festuan nën ritmet e muzikës dhe ngjyrat e simboleve kombëtare. Në skenën qendrore performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën një koncert të paharrueshëm për publikun. Sheshi ishte i tejmbushur me vlonjatë dhe shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat për të ndjekur festimet.