Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ceremonia e pritjes për Ditën e Flamurit në Presidencë/ Begaj: Krenar për rolin tonë në rajon
Në Presidencë po kremtohet ceremonia e pritjes për Ditën e Flamurit. Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në këtë ceremoni, ndërsa u shpreh se sot kudo ku jetojnë shqiptarët është ditë feste dhe se është shumë e rëndësishme që çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit të ndihet pjesë e kombit. “Pavarësia sot nuk matet vetëm më histori, por edhe me standard, drejtësinë funksionale, dinjitetin që shteti garanton për do qytetarët dhe dashurinë për atdheun. Jemi krenar për partneritetin strategjik me SHBA”, tha Begaj. Më tej nënvizoi se është shumë e rëndësishme që fokusi të mbetet të prioritetet që e çojnë vendin përpara.