Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Donin të shisnin pushkën e sekuestruar gjatë bastisjes që mori 122 jetë, arrestohen pesë policët
Autoritetet braziliane arrestuan pesë oficerë policie të akuzuar për tentativë rishitjeje të një pushke të sekuestruar gjatë një bastisjeje që muajin e kaluar la 122 të vdekur në Rio de Janeiro. Siç shkruan Reuters, operacioni i datës 28 tetor, më i përgjakshmi ndonjëherë në Brazil, la të vrarë 117 persona të dyshuar si anëtarë bandash dhe pesë oficerë policie, katër ditën e operacionit dhe një tjetër që ndërroi jetë disa javë më vonë nga plagët e marra. Oficerët dyshohet se kishin marrë një nga gati 100 pushkët e sekuestruara nga anëtarët e bandave, gjë që u zbulua nga autoritetet pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave trupore të përdorura nga policët ditën e operacionit. Arma ishte destinuar për t’u rishitur tek krimi i organizuar, tha për Reuters...