Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes! Teuta mund Vllazninë në Shkodër

Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes! Teuta mund Vllazninë në Shkodër

Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit. Skuadrat prodhuan shumë pak raste duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. Pas kësaj jave, verdheblutë udhëheqin të vetëm kampionatin. Kjo falë fitores në transfertë të Teutës kundër Vllaznisë. Shkodranët u mposhtën në shtëpi me golin e realizuar nga Beshiraj. Durrsakët ngjiten në katërshe dhe “Demat” gjithashtu ngjiten në renditje duke marrë vendin e 6-të. *** Vllaznia u mposht në shtëpi nga Teuta, me durrsakët që kthehen në garë për vendin e katërt, ndërsa shkodranët humbën kreun e klasifikimit. Në një ndeshje të luftuar, me pak raste...