Trump “i fal” Putinit tokat ukrainase, çon Wittkof dhe Kushner në Moskë me planin që njeh territorin e pushtuar

Trump “i fal” Putinit tokat ukrainase, çon Wittkof dhe Kushner në Moskë me planin që njeh territorin e pushtuar

Shtetet e Bashkuara do të njohin kontrollin rus mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territore të tjera të pushtuara në Ukrainë, për të siguruar një marrëveshje për fundin e luftës. Është media The Telegraph që e bën të ditur diçka të tillë, teksa pretendon se Donald Trump ka çuar të dërguarin e tij të posaçëm Steve Wittkof dhe dhëndrin Jared Kushner për ti bërë një ofertë direkte Vladimir Putinit në Moskë. Një burim me dijeni mbi çështjen i cituar nga Telegraph, thotë se plani për të njohur territorin, do avancojë pavarësisht shqetësimeve mes aleatëve europianë të Ukrainës. “Është e qartë te amerikanëve nuk u intereson pozicioni europian. Ata thonë se europianët mund të bëjnë çfarë të dëshirojnë.” Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten...