Izraelitët vrasin dy palestinezë të dorëzuar, shpërthen indinjata ndaj IDF-së

Izraelitët vrasin dy palestinezë të dorëzuar, shpërthen indinjata ndaj IDF-së

Ka bërë xhiron e botës lajmi se forcat izraelitë vranë dy burra palestinezë në Bregun Perëndimor, pasi ata ishin dorëzuar. Palestinezët thanë se vrasjet, të cilat u filmuan dhe u shfaqën në dy kanale televizive arabe, u kryen “me gjakftohtësi”. Një pjesë e komenteve në rrejtët sociale e cilësuan “një ekzekutim të pastër”. Në videon e publikuar nga BBC, burrat shiheshin duke dalë nga një ndërtesë dhe duke u shtrirë përtokë përpara forcave izraelite në qytetin verior të Xheninit. Ata ngritën bluzat si për të treguar që nuk kishin eksplozivë në trup, dhe i mbanin duart lart. Ushtarët më pas i urdhëruan të ktheheshin brenda ndërtesës dhe papritur i qëlluan. Një gazetar i Reuters në zonë pohoi se kishte parë në tokë trupat e pajetë....