Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Muzika e filmave shqiptarë, koncert festiv në Teatrin Kombëtar që nderon kompozitorët e shquar shqiptarë
Krijimet e kompozitorëve më të njohur shqiptarë gjallëruan skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një mbrëmje kushtuar festave kuqezi, orkestra e teatrit dhe orkestra e RTSH-së riktheu tingujt e jashtëzakonshëm të filmave shqiptarë, nga Nëntori i Dytë, Skënderbeu, Dimri i Fundit, Gjeneral Gramafoni, Liri a vdekje apo Në shtëpinë tonë. “Të gjitha forcat bashkohen kur muzika flet më shumë se gjithçka tjetër. Sot foli fort nëpërmjet tingujve të kompozitorëve, që i kanë dedikuar jetën krijimtarisë”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Aulon Naçi. “Ne dalim gjithmonë në skenë, por të luash vepra që të gjithë njerëzit i këndojnë kudo është përgjegjësi e madhe”, u shpreh Elron Katroshi klarinetë e parë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit....