Sirianët festojnë përvjetorin e betejës kundër ish-liderit al-Assad

Sirianët festojnë përvjetorin e betejës kundër ish-liderit al-Assad

Sirianët në të gjithë vendin u mblodhën të premten për të përkujtuar fillimin e ofensivës së shpejtë për të rrëzuar ish-presidentin Bashar al-Assad. Mediat shtetërore raportuan se ngjarjet publike pas lutjeve të së premtes u organizuan në përgjigje të një thirrjeje nga Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa. Televizioni shtetëror sirian transmetoi imazhe të turmave që mbanin flamurin e ri sirian dhe brohorisnin "Zoti e bekoftë Sirinë", me pjesëmarrësit që i përshkruanin tubimet si një shprehje të unitetit kombëtar dhe sfidës kundër sulmeve të fundit izraelite. Një grua i tha televizionit shtetëror se “gjëja e rëndësishme është uniteti, sepse nëse jemi të bashkuar, mund të rindërtojmë atë që u shkatërrua”. Ofensiva e rrufeshme nga grupet islamike kundër al-Asadit filloi më 27 nëntor të vitit të kaluar...