Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij slloven në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Orbán ishte paraqitur në Kremlin “pa një mandat europian.” Merz tha se nuk ishte i befasuar nga veprimet e Orbán-it, pasi kjo nuk ishte hera e parë që ai vepronte në mënyrë autonome, por dyshonte se lideri hungarez do të ndihmonte në ndalimin e luftës në Ukrainë. Sipas Merz-it, Orbán “ka idetë e tij për mënyrën se si të përfundojë kjo luftë. Deri tani, ato nuk janë realizuar.” Kancelari gjerman shtoi se kishte dyshime nëse Orbán “do të jetë më i suksesshëm këtë herë sesa herën e kaluar.” Sjellim ndërmend se Orbán e vizitoi për herë të fundit Moskën në korrik 2024, duke e paraqitur veten sikur të ishte...