Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zhvilluar të premten bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, duke injoruar sërish përpjekjet e partnerëve të tij të Bashkimit Evropian për ta izoluar Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, pothuajse katër vjet më parë. Kjo është vizita e dytë e Orbanit në Moskë që nga viti i kaluar, dhe ai konsiderohet gjerësisht si partneri më i ngushtë i Putinit mes të gjithë udhëheqësve të BE-së. Hungaria është një nga pak vendet e BE-së që vazhdon të importojë sasi të mëdha të karburanteve fosile nga Rusia, dhe Orban ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e bllokut për të shkëputur vendet anëtare nga furnizimi me energji ruse. “Ne kemi fusha të rëndësishme bashkëpunimi dhe nuk kemi hequr dorë nga...