Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar atë se ka dështuar ta parandalojë krimin. Ky kërcenim vjen pasi Moska po bën përpjekje t’i shtyjë rusët të kalojnë në shërbime digjitale të mbështetura nga shteti. Rusia ua kishte bllokuar përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje në WhatsApp në gusht, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj rrjeteve sociale në pronësi perëndimore. Këto veprime, sipas kritikëve, kanë për qëllim t’i detyrojnë rusët të përdorin platformat vendase. Në një komunikatë, mbikëqyrësi rus i komunikimeve, Roskomnadzor, tha se WhatsApp po përdorej për “të organizuar dhe kryer akte terroriste në vend, për të rekrutuar autorë, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër...