Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Aksident zinxhir në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen 7 makina, trafik i rënduar në autostradë
Një aksident i shumëfishtë është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Elbasan-Tiranë, në afërsi të tunelit të Kërrabës. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se 7 automjete janë përplasur zinxhir, njëra pas tjetrës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhejn e rrethanave. Deri më tani, raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet lageshtia me rruge, ndërsa trafiku është i ngarkuar për shkak se aksidenti ka zënë një pjesën të madhe të autostradës. Aktualisht grupi hetimor dhe policia po punojnë për shkaqet e aksidentit, ndërsa një pjesë tjetër e policisë po merret me manaxhimin e trafikut në rrugë./vizionplus.tv