Kryeministri hungarez takohet me Putin në Moskë, diskutime për luftën në Ukrainë/ Putin lavdëron Orban: Është i ekuilibruar

Kryeministri hungarez takohet me Putin në Moskë, diskutime për luftën në Ukrainë/ Putin lavdëron Orban: Është i ekuilibruar

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është takuar në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pak ditë para nisjes së bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së për përpjekjet e fundit diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi, i transmetuar gjerësisht nga mediat ruse, vjen në një moment kritik si për konfliktin, ashtu edhe për pozicionin politik të Orbanit në prag të zgjedhjeve parlamentare. Putin vlerësoi “qëndrimin e ekuilibruar” të Orbanit ndaj luftës në Ukrainë dhe e falënderoi atë për propozimin që Budapesti të shërbejë si vendi pritës i një samiti të mundshëm Rusi–SHBA me Presidentin Donald Trump. Kreu i Kremlinit tha se Trump e ka parë me interes idenë e Budapestit si vend neutral, por nismat për një “samit paqeje” janë shtyrë pasi pala ruse...