Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohen dy persona në Vaun e Dejës ju gjenden armë dhe kanabis në xhep
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve naroktike. Sipas Policisë në pranga ka rënë shtetasi D. G., 34 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe shtetasi J. T., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza kanabisi. “U arrestuan në flagrancë shtetasit: -D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak; -J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja...