Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariç dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë akuzohet se po fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, transmeton KosovaPress. Ndërkohë, qeveria serbe po shtyn ndryshime ligjore që mund ta dobësojnë këtë prokurori, para se të nisë një hetim që potencialisht mund të prekë edhe vetë vëllezërit Vuçiç. Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) ka arritur pikën kritike....