Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Izraeli gjen trupat e 9 luftëtarëve të Hamasit në tunelet e Rafahut
Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur trupat e nëntë militantëve të Hamasit gjatë operacioneve në rrjetin e tuneleve në zonën lindore të Rafahut, në jug të Gazës. Sipas komunikatës zyrtare, militantët janë “neutralizuar” në infrastrukturën nëntokësore, që Izraeli e cilëson si vatër të aktivitetit të Hamasit. Forcat izraelite thanë se deri tani mbi 30 luftëtarë të Hamasit që kanë tentuar të largohen përmes tuneleve janë vrarë në këtë sektor. Kërkimet dhe operacionet vazhdojnë edhe gjatë armëpushimit të shpallur më 10 tetor, i arritur nën presionin e SHBA-së. Ndërkohë, burime diplomatike i thanë AFP-së se vijojnë negociatat për fatin e dhjetëra militantëve të tjerë të bllokuar prej javësh në tunele në zonat e kontrolluara nga ushtria izraelite. Hamasi ka kërkuar ndërhyrjen e vendeve ndërmjetëse për të...