Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet

Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli i Krrabës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dhjetë automjete, pas përplasjes zinxhir. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit zingjir u krijua kaos në qarkullim. Ndërkohë, Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. gijotina.com/