I besuari i Zelenskyt jep dorëheqjen, akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion

I besuari i Zelenskyt jep dorëheqjen, akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) kanë kryer bastisje në ambientet e lidhura me shefin e stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion që përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom. Menjëherë pas kontrollit, krahu i djathtë i Zelenskyt ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Organet antikorrupsion konfirmuan se bastisjet janë pjesë e një hetimi 15-mujor, por nuk sqaruan nëse Yermak është vetë i dyshuar. Megjithatë, Yermak pranoi publikisht se bastisja është zhvilluar në shtëpinë e tij dhe theksoi se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit. “Hetuesit nuk po hasin asnjë pengesë. Atyre u është dhënë akses i plotë në apartament dhe avokatët e mi po bashkëveprojnë me...