Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“43 ditë heshtje”, Malltezi shpërthen ndaj KLP: Po mbrojnë shërbëtorët e Ramës
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Jamarbër Malltezi shprehet se prej 43 ditësh ka nisur ankimet pranë KLP-së dhe ILD-së lidhur me, sipas tij, “30 falsifikime dhe shpërdorime detyre” të kryera nga prokurorët Kraja dhe Millonai. Malltezi denoncon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur vetëm pas 29 ditësh, me një paragraf të shkurtër që, siç thotë ai, synon t’i heqë përgjegjësinë vetes. Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, sipas tij, vetëm pas kalimit të 40 ditëve i ka caktuar një numër materialit të depozituar. Për Malltezin, ky është një shembull domethënës që tregon se vetë organet e drejtësisë shkelin afatet ligjore, vetëm për të mbrojtur siç i quan ai “shërbëtorët e Edi Ramës.” Postimi: Para 43 ditësh nisa ankimet tek KLP...