Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes
Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 16:59 Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu dha dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij për arsimimin. Teksa dha dorëheqjen ai tha se nuk donte që gabimet e tij personale të shpërqendronin vëmendjen nga puna jetësore e mbajtjes së vendit të sigurt nga Rusia. Dorëheqja erdhi pas një raporti në gazetën Libertatea këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacion të pasaktë në lidhje me kohën kur ishte diplomuar dhe nga cili universitet. “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus”, shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen. “Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i...