Zelensky konfirmon dorëheqjen e shefit të shtabit pas hetimit anti-korrupsion

Zelensky konfirmon dorëheqjen e shefit të shtabit pas hetimit anti-korrupsion

Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 17:05 Shefi i shtabit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen pas një bastisjeje nga policia anti-korrupsion në shtëpinë e tij, lajm ky i konfirmuar nga Presidenti Zelensky. Yermak, 54 vjeç, ka qenë këshilltari më i afërt i Zelenskyt gjatë gjithë luftës me Rusinë dhe ishte nën presion për shkak të një skandali korrupsioni, megjithëse nuk ishte akuzuar direkt për ndonjë shkelje. Agjencitë anti-korrupsion të Ukrainës bastisën apartamentin e tij në lagjen qeveritare të Kievit të premten. Yermak deklaroi në rrjetet sociale se “nga ana ime ka bashkëpunim të plotë”. Ai ishte emëruar kohët e fundit nga Zelensky për të udhëhequr negociatat thelbësore, sidomos me Presidentin amerikan Trump që po nxit një nismë...