Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Burg policit të Operacionales, SPAK: Igli Haxhiaj shiti sekrete tek trafikantët e drogës për 15 mijë euro
Oficeri i Forcës Operacionale që u vu në dipozicion të krimit do të qëndrojë në burg pa afat. Sipas SPAK, Igli Haxhiaj dekonspiroi operacionet policore, duke punuar për grupet kriminale të cilat i furnizonte me sekrete hetimore. Ish polici u la në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa ishin bisedat në SKY ECC ato që nxorrën zbuluar implikimin e tij në shitje të informacioneve. Ai e bën të qartë kërkesën e tij për para në këmbim të informacioneve. Personi me të cilin komunikon, sipas Spak, është Dario Myftiu, i cili ka trafikuar kokainë dhe heroinë nga Italia në Shqipëri. “Igli Haxhiaj i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs...