Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej droga në Itali, paratë vinin në Shqipëri me shofer
foto ilustruese ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i përbashkët i SPAK me prokurorinë e Breshias. Mediat italiane kanë zbardhur skemën se si funksiononte grupi shqiptar me bazë në Durrës dhe si u zbulua ai. Po ashtu bëhet e ditur se grupi kishte lidhje edhe me "Sacra Corona Unita". Sipas hetuesve, të dyshuarit janë pjesë e një organizate të strukturuar të aftë për të trafikuar drogë në shkallë globale. Janë gjithsej 49 të dyshuar, 24 prej të cilëve i janë nënshtruar masave paraprake (21 janë arrest në burg dhe tre janë vendosur nën arrest shtëpiak). Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit që drejtohej nga Shqipëria ishin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi, i njohur dhe si 'Visi i Pojës'. Roli i shqiptarëve me në krye 'Visin e...