Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Historia e tiranit që ndaloi të qeshurën
(Rrëfenjë kolumbiane) Kjo është historia e tiranit që ndaloi të qeshurën, shërim i fuqishëm për të ripërtërirë jetën.Tregojnë se në atë vend sundonte trishtimi, zymtësia dhe hidhërimi. Njerëzit vdisnin nga trishtimi. Vdisnin burrat dhe gratë, pleqtë, të rinjtë dhe fëmijët. Të gjithë vdisnin në atë vend që sundonte një tiran shpirtzi.Por një ditë, një burrë që kishte të vizatuar buzëqeshjen në fytyrë, takoi një grua e cila edhe ajo buzëqeshte. Dhe të dy shkuan në pyll, ku hungërinin jaguarët natën me hënë të plotë.Kur pylli, për herë të parë, i pushoi zhurmat e tij, atyre u lindi një fëmijë, i cili u rrit pa e njohur urdhrin e tiranit. Dhe një ditë ky fëmijë, aty në pyll, ia dha gazit. Qeshi me gjithë shpirt dhe...