“Ballkani i domosdoshëm për BE-në”, Rama: Drejtësia bën edhe gabime, por ruajmë pavarësinë e saj

“Ballkani i domosdoshëm për BE-në”, Rama: Drejtësia bën edhe gabime, por ruajmë pavarësinë e saj

Ballkani Perëndimor ka një rëndësi për Evropën. Këtë linjë mbajti kryeministri Edi Rama në një intervistë për podcastin austriak “East Side Stories” ku theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 në Bashkimin Europian nuk është thjesht një ambicie. “Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta”, tha Rama. Kreu i qeverisë u ndal dhe te drejtësia e re teksa theksoi se qeveria e tij po bën gjithçka që të mos cënohet pavarësia e saj. Por pranoi se institucionet mund të bëjnë gabime. “A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që...