Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shkatërrohet organizata kriminale/ Transportonin bombola me freon nga Shqipëria, arrestohen 7 persona në Greqi
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale me shumë anëtarë që importonte dhe trafikonte në mënyrë të paligjshme bombola me freon – gaz jo i djegshëm që përdoret si ftohës në kondicionera- nga Shqipëria në Greqi. Operacioni policor u zhvillua të mërkurën në zona të Kosturit dhe u arrestuan gjithsej 7 persona, të moshës midis 38 dhe 66 vjeç. Ata importonin në mënyrë të paligjshme bombolat dhe i trafikonin ato përmes një rrjeti të organizuar shpërndarjeje. Një burrë 53-vjeçar u identifikua si një nga drejtuesit e grupit që organizoi importin e paligjshëm të shisheve nga jashtë dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Një burrë 70-vjeçar, pronar i një kompanie transporti, kryente shpërndarjen e tyre të mëtejshme në zona të ndryshme të Greqisë. Fillimisht, policia lokalizoi...