Të gjithë po thonë: ‘Po Rama’?

Të gjithë po thonë: ‘Po Rama’?

Nga Petrit Vasili/ Pyetja, që nuk po ndalet dot as nga Rama - propaganda dhe as nga Rama-analistët, është sot: "Po Rama?" As përpëlitjet me Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku nuk po e shmangin dot pyetjen dominuese: "Po Rama?" Askush nuk po bindet dot se si në këtë batërdi çështjesh korruptive shumë të rënda, që lidhen direkt me njerëzit më të afërt dhe bashkëpunëtorë të Ramës, vetë ai, Rama, as nuk pyetet, as nuk thirret dhe asnjë proces penal nuk hapet ndaj tij. Të gjithë këta të akuzuar e kanë pasur për detyrë t’i raportojnë Ramës dhe Rama ka pasur detyrë që t’u kërkojë informacion në përmbushje të detyrës së tij si kryeministër. Në mjaft afera firma e Ramës është aty, edhe më kryesorja bile,...