Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama kujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i krenarisë kombëtare
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar ditëlindjen e themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Rama shkruan se Jashari është heroi i cili lindi në ditën e Flamurit. Ai shton se Adem Jashari është flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare. “Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama.