Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zbardhen bisedat në SkyECC dhe ndihma ndaj Visit të Pojës/ Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për..
Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Operacionales, Igli Haxhiaj, i arrestuar nga SPAK se dyshohet se dekonspiroi hetimin për grupin e Visit të Pojës me autoritetet italiane, mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në nxjerrjen e sekreteve hetimore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tashmë janë administruar biseda të shumta të tij në “SkyECC” me Denis Myftiun, i shpallur në kërkim, ku flitet për pazaret e dhënies së informacioneve. Interesant është fakti që Igli Haxhiaj nuk i kërkon para në këmbim të informacioneve vetëm për vete, por edhe për 2 të tjerë. Të njëjtat burime thonë se ai shfaqet në biseda me Myftiun duke i kërkuar 15 mijë euro, nga 5 për secilin, dhe në këmbim do të merrte informacionet. Dhe në fakt kështu është bërë. Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja...