Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Grabitën Donnarumma në Paris, merren në pyetje 3 të dyshuarit dhe rikthehen në burg
Tre të burgosur u morën nga burgjet pariziene të martën, 25 nëntor, nga Brigada e Luftës kundër Banditizmit (BRB) për t’u marrë në pyetje lidhur me grabitjen e dhunshme ndaj Gianluigi Donnarumma në korrik 2023, në Paris. Sipas “Le Parisien”, dy prej tyre, të njohur si “Ganito” dhe “Kiki”, janë dyshuar si urdhëruesit, të cilët planifikuan sulmin nga qelia, ndërsa i treti, Daril B, 19 vjeç, ka vepruar si roje. Pas 48 orësh marrjeje në pyetje, tre të dyshuarit u paraqitën para gjykatës dhe u konfirmuan në paraburgim. Gjatë grabitjes, ish-portieri i PSG-së dhe partnerja e tij u kërcënuan, u rrahën dhe u lidhën, ndërsa hajdutët morën plaçkë të vlerësuar rreth 500.000 euro, përfshirë orë, bizhuteri dhe artikuj luksoz. Të dyshuarit kryesorë kanë precedentë për...