28 nëntori – ‘Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë’, mesazhi nga Lugina

28 nëntori – ‘Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë’, mesazhi nga Lugina

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”. Kamberi ka shkruar në rrjetin social Facebook se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen. “Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai. Kamberi uroi që flamuri shqiptar të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke shtuar se uniteti dhe dinjiteti janë kyçe për të ndërtuar një të ardhme më të...