Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Salianji plan për t’i marrë PD? Reagon për herë të parë Berisha: Takimi i tij me më të votuarit nuk meriton…
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga një sërë eksponentësh të Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se normalisht takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, por theksoi se PD mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit. Berisha: Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them. Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë.