Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mbi 250 të vdekur nga përmbytjet shkatërruese në Azinë Juglindore
Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 13:02 Numri i vdekjeve nga përmbytjet shkatërruese në Azinë Juglindore ka tejkaluar 250, me viktima të reja të raportuara në Tajlandë, Malajzi dhe Indonezi. Ditë të tëra reshjesh të dendura shkaktuan përmbytje në nëntë provinca të Tajlandës dhe tetë shtete të Malajzisë fqinje, duke zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz. Kjo situatë u përkeqësua nga stina vjetore e musoneve, e intensifikuar nga një stuhi tropikale në rajon. Në Tajlandën jugore, numri i të vdekurve arriti në 145, me provincën Songkhla si më e goditura, ku spitalet po përdorin kamionë frigoriferë pasi morgjet kanë tejkaluar kapacitetet. Ndërkohë, në Indonezi, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në tre provinca i morën jetën më shumë se 80 personave, me dhjetëra të tjerë të zhdukur në...