Një ditë më parë Salianji mblodhi eksponentët e PD/ Berisha:Takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen

Një ditë më parë Salianji mblodhi eksponentët e PD/ Berisha:Takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga një sërë eksponentësh të Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se normalisht takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, por theksoi se PD mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit. “Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them. Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë. Unë i shqetësuar? Jo njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë...