Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Berisha për takimin e Salianjit me më të votuarit e PD: Nuk jam i shqetësuar! Janë njerëz me kontribute, secili ka hapësirat për të…
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar për News24 takimin e zhvilluar dje nga disa prej anëtarëve më të votuar të Partisë Demokratike, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti. Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për këtë takim, ndërsa theksoi se personat më të votuar të listave të hapura janë persona të nderuar dhe me kontribute të pamohueshme në PD dhe se mendimi ndryshe në parti janë gjëja më normale. Megjithatë ai theksoi se këta persona kanë instancat e tyre për të shprehur mendimet, duke përmendur se Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Ilir Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Bashkinë e Tiranës. Berisha shtoi se ai mirëpret çdo demokrat në zyrë, duke nënvizuar se secili prej tyre është i ftuar të shprehë mendimin. “Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë...