Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Festohet 113 vjetori i Pavarësisë, në Vlorë zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit
Ky 28 nëntor shënon 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeqendra e festimeve edhe këtë vit u bë Vlora, qyteti ku në vitin 1912, Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë shpallën pavarësinë. Në vijim të traditës, në qytetin bregdetar u zhvillua ceremonia e flamurit, ku morën pjesë presidenti Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ceremonia e ngritjes së flamurit nisi me himnim kombëtar, e më pas liderët iu drejtuan memorialit. Në sheshin e Flamurit ata vendosën kurora me lule, dhe u përkulën në shenjë nderimi. Pas përfundimit të ceremonisë drejtuesit e lartë shtetërore iu drejtuan qytetarëve, ku nuk munguan edhe takimet me ta. Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ata zgjodhën t’i përcillnin nëpërmjet...