Bastisja e apartamentit të këshilltarit të lartë të Zelenskyt/ Ja kush është Yermak, një nga figurat më me ndikim në Ukrainë

Bastisja e apartamentit të këshilltarit të lartë të Zelenskyt/ Ja kush është Yermak, një nga figurat më me ndikim në Ukrainë

Ukraina po përballet me një skandal të madh korrupsioni që ka përfshirë figura të larta pranë presidentit Volodymyr Zelensky. Sot, agjencitë anti-korrupsion të vendit kanë nisur bastisjen e apartamentit të shefit të stafit të presidentit, Andriy Yermak. Pozita e Yermakut është aq qendrore në sistemin politik të Ukrainës, sa çdo zhvillim që e prek atë krijon menjëherë tronditje politike. Sipas ‘The Guardian‘, Yermak konsiderohet gjerësisht si figura më me ndikim në rrethin e ngushtë të Zelenskyy-t. Ai kombinon disa role njëkohësisht: këshilltar i besuar, arkitekt i politikës së brendshme, kontrollues i aksesit ndaj presidentit, pika kryesore e kontaktit për politikanët e huaj dhe kryenegociator i paqes. Marrëdhënia mes tyre përshkruhet shpesh si simbiotike, aq e ndërlidhur sa është e vështirë të imagjinohet funksionimi i administratës...