Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë/ Putin paralajmëron Evropën dhe flet për negociatat me dërguarin e Trump: Asgjë nuk është vendosur
Vladimir Putin ka folur për luftën në Ukrainë gjatë vizitës së tij në Kirghizistan. Presidenti rus ka rikujtuar qëndrimet e tij të njohura: armiqësitë përfundojnë vetëm nëse Ukraina largohet nga zonat e pushtuara. Krimea dhe Donbasi mbeten “tema e negociatave” me Shtetet e Bashkuara. Për negociatat me Steve Witkoff, të dërguarin e Trump, Putin tha se plani prej 28 pikash është vetëm një bazë fillestare dhe nuk përbën një marrëveshje përfundimtare. Dokumentet do të ndahen dhe përshtaten, “duhet ende të përkthehen në gjuhë diplomatike”. Presidenti rus paralajmëroi gjithashtu Evropën: konfiskimi i pasurive ruse të ngrira mund të ketë “pasoja negative për sistemin financiar global” dhe mund ta detyrojë Moskën të marrë kundërmasa. Në përfundim, asgjë nuk është vendosur. Negociatat vazhdojnë, koha mbetet e pasigurt dhe...