Doli sot në seancë, Thaçi rezerva për Gjykatën: Befasi jo e mirë për shqiptarët, populli feston Pavarësinë

Doli sot në seancë, Thaçi rezerva për Gjykatën: Befasi jo e mirë për shqiptarët, populli feston Pavarësinë

hashim thaci HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur rezerva të forta mbi vendimin e Gjykatës Speciale, për të mbajtur sot seancën ndaj tij, në një datë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Thaçi tha se data e sotme duhet të ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët, në Kosovë e Shqipëri. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance dhe për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor. Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar....