Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit”/ Berisha nuk kursehet edhe sot, uron festën ndryshe: Rama, armik…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Bej Vlora në Vlorë. Në mesazhin e tij, Berisha thekson se sot nderohet edhe 113-vjetori i Pavarësisë, si dhe heronjtë që sakrifikuan jetën për liri dhe dinjitet kombëtar. Berisha shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një “narkoshtet” dhe duke përmendur emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë dhjetë viteve të fundit, si dhe sfidat demografike të vendit. Ai fton shqiptarët që të frymëzohen nga kjo ditë për të punuar drejt çlirimit të Shqipërisë nga regjimi aktual, dhe për të ruajtur trashëgiminë kombëtare. Reagimi i plotë: Gezuar 28 nëntorin DITËLINDJEN E SHQIPËRISË...