Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
I ka mbijetuar kancerit të gjirit, Covid-19 dhe shumë peripecive të tjera, njihuni me 101-vjeçaren që kalon dy orë në palestër
Një 101-vjeçare që kalon dy orë në ditë në palestër ka ndarë sekretet e saj të jetëgjatësisë. Është fjala për Inaxi Lasa, e cila i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, kancerit të gjirit, dy frakturave të legenit, operacionit të glaukomës, degjenerimit makular dhe shtrimit në spital për shkak të Covid-19 kur ishte 98 vjeçe. “Çdo ditë luftoj me osteoartritin”, ka treguar Lasa që numëron 130 mijë ndjekës në “Instagram” dhe “TikTok” e që cilësohet si një frymëzim. 101-vjeçarja, e cila vjen nga Beasain pranë Bilbaos, Spanjë, nuk humbet asnjë ditë ushtrimesh. Shpesh ajo shkon së bashku me djalin e saj 63-vjeçar, Inaku. Udhëtimi i saj në fitnes filloi kur kujdestari i saj pësoi një dëmtim dhe i kaloi një kartë anëtarësimi në palestër. “Fillova të...