Seanca në Hagë/ Hashim Thaçi mesazh urimi për 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

Seanca në Hagë/ Hashim Thaçi mesazh urimi për 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori fjalën në Hagë, për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës pikërisht sot, më 28 Nëntor. Thaçi iu drejtua gjyqtarit se një seancë e tillë do të duhej evituar dhe nuk duhet lejuar që të tilla gjëra të ndodhin, raporton Klankosova.tv Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor. Thirrja e tij për shqiptarët ishte që të festojnë të bashkuar dhe me krenari. Në fund të fjalës së tij, Thaçi tha se beson që nëntorët tjerë do të festohen bashkërisht. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për...