Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Festa e Flamurit/ Uron kreu i PD Berisha: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. “Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur“, shkruan Berisha. Berisha i riktheu vëmendjen edhe 28 nëntorit 1944, datë kur siç thotë ai, vendi u çlirua nga pushtuesit e huaj, por që sipas tij u pasua nga vendosja e diktaturës komuniste. Ai...