Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kontroll në zyrën e shefit të stafit të Zelenskyt nga autoritetet ukrainase kundër korrupsionit
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit – Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kanë kryer një kontroll në zyrën e shefit të stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, konfirmuan sot zyrtarët. Në një njoftim në Telegram, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se veprimet janë autorizuar dhe po zhvillohen në kuadër të një hetimi, duke shtuar se detaje të tjera do të publikohen më vonë. Edhe vetë Yermak konfirmoi se kontrolli është kryer në banesën e tij. Ai deklaroi përmes Telegram se hetuesit nuk janë përballur me asnjë pengesë dhe se avokatët e tij po bashkëpunojnë me autoritetet. “Nga ana ime ofroj bashkëpunim të plotë”, shkroi ai. /vizionplus.tv