Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Politika uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen. 28 Nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili e ka nisur këtë ditë me urimin për të gjithë shqiptarët: “MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, uroi të gjithë shqiptarët dhe kujtoi lidhjen e pazgjidhshme të 28 Nëntorit me fatin historik të kombit shqiptar, duke përmendur një pasuri ngjarjesh që nga Skënderbeu deri te lindja e heroit Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së. Albin Kurti: Nuk...