Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fajëson Biden për lejimin e shtetasve afganë në SHBA/ Trump poshtëron gazetaren në konferencën për shtyp: Je budallaqe?
Presidenti Donald Trump ka surprizuar sërish me një reagim të ashpër ndaj gazetarëve gjatë një konference për shtyp lidhur me sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, DC. Gazetarja e CBS News, Nancy Cordes, i bëri pyetje për verifikimin e të dyshuarit afgan, Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, i cili akuzohet për të shtënat me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare. Kur Cordes citoi raportet federale që tregojnë se Lakanwal kishte kaluar kontrolle të plota dhe ishte i verifikuar, Trump shpërtheu, duke e sulmuar drejtpërdrejt: “Je budallaqe? Je njeri budalla?” Presidenti e lidhi sulmin me dështimet e administratës Biden në lidhje me imigracionin dhe tërheqjen nga Afganistani. Ai theksoi se shumë afganë u lejua të hynin në SHBA pa verifikim dhe akuzoi qeverinë...