Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Analiza e DW/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale në Kosovë
Kriza politike mbi 9 muaj e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës - grevë e transportit urban 26.11.2025 KOSOVË- Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e sektorit publik. Sipas këtij ligji, kjo zgjatje "mund të bëhet...